Riaktivizohet Lazarati, vritet polici gjatë përleshjes së tensionuar në fshat. U qëllua nga dritarja e një shtëpie

Publikuar tek: aktualitet, më 08:58 24-06-2015 Riaktivizohet Lazarati, vritet polici gjatë përleshjes së tensionuar në fshat. U qëllua nga dritarja e një shtëpie Lazarati

Riaktivizohet fshati problematik që kishte muaj që kish rënë në qetësi. Një polic ka mbetur i vrarë dhe dy efektivë të tjerë të plagosur. Polici i vrarë është Ibrahim Basha, 31 vjeç banues në Tiranë, efektiv i RENEA. Ndërsa të plagosur kanë mbetur dy efektivët  e policisë Perlat Ahmetaj dhe Jetmir Isaraj.Njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë dhe po transportohet drejt Tiranës. Vdekjen e policit e konfirmon edhe policia e Gjirokastrës. Ngjarjet kanë nisur gjatë natës me të shtëna e tensione.

Banorët dhe policia raporton për krisma të shpeshta dëgjuar gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit në fshatin, ku në fakt patrullojnë më shumë se kudo forca policie. Forcat e policisë që patrullonin në fshat, pas të shtënave kanë kërkuar përforcime nga Policia e Gjirokastrës dhe në tentativë për të hyrë në fshat, polici është qëlluar nga një shtëpi e fshatit. Mësohet se ka patur të shtëna edhe nga fshati Derviçan, afër Lazaratit.Nga të dhënat e para policore mësohet se në fshatin Lazarat është një grup i armatosur prej 7-10 personash që janë vendosur pranë një karburanti.

Pas ndërhyrjes së policisë në fshat, për kontrollin mbi territorin, asgjësimin e bimëve narkotike dhe kontrollin e banesave, situata zgjedhore duket se ka nxehur gjakrat.  Ende nuk bëhen të qarta motivet e tensionimit të kësaj situate që ka çuar në 1 vdekje dhe 2 plagosje të rënda të dy efektivëve të tjerë, nëse ka të bëjë me rezultatet e zgjedhjeve, apo nëse ndonjë element i veçantë i ka shkaktuar.

Nuk ka të dhëna ende se cilët mund të jenë autorët e të shtënave me armë dhe autori që ka vrarë policin, por ajo që dihet është se ka një shtim të forcave policore, nga RENEA dhe FSHF për të mbajtur nën kontroll situatën që është shumë e tensionuar.

“Gjatë natës së kaluar, një grup personash të armatosur ka qëlluar me armë në drejtim të shërbimeve të Policisë së Shtetit që kryejnë shërbim në fshatin Lazarat, në Gjirokastër.  Herët në mëngjes, Policia lokale, FNSH dhe RENEA kanë filluar një operacion për kapjen e personave që kishin qëlluar me armë. Gjatë operacionit, në momentin që Policia kishte bllokuar makinën me autorët e dyshuar e të armatosur, është qëlluar mbi efektivat nga një banesë aty pranë. Për pasojë ka humbur jetën efektivi i forcave speciale RENEA, Ibrahim Basha. Gjithashtu nga sulmi i personave të armatosur, janë plagosur edhe 2 policë të RENEA-s, me iniciale J.I. dhe P.H., të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore dhe jashtë rrezikut për jetën.Drejt Lazaratit janë nisur forca të shumta policore, si edhe Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako”, deklaron policia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Plumbi i përshkoi zemrën, mbyll sytë në duart e mjekëve shefi i antidrogës
Rrihet numëruesi i PS në Fier, bllokohet numërimi i votave për këshillin bashkiak (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.012749910354614
array(1) { ["section"]=> string(118) "riaktivizohet-lazarati-vritet-polici-gjate-perleshjes-se-tensionuar-ne-fshat-u-qellua-nga-dritarja-e-nje-shtepie-14508" }