‘Riatdhesimi i fëmijëve nga Siria’, Rama niset drejt Libanit: Qeveria duhet të jetë atje. Na duhet të kalojmë përmes kanaleve...

Publikuar tek: aktualitet, më 15:33 26-10-2020 ‘Riatdhesimi i fëmijëve nga Siria’, Rama niset drejt Libanit: Qeveria duhet të jetë atje. Na duhet të kalojmë përmes kanaleve... Edi Rama

Gjysmëhëna e Kuqe Siriane ka nisur riatdhesimin e katër fëmijëve shqiptarë dhe një gruaje që ndodhen në kampin Al-Hol.

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë vetë drejt Libanit për të marrë pjesë në sjelljen e disa fëmijëve dhe një gruaje të lënduar me aftësi të kufizuara, që prej dyvitesh kanë mbetur në atë kamp i konsideruar si laborator i IS-it.

Duke folur për mediat, Rama tha se është e rëndësishme që autoritetet qeveritare të jenë të pranishme në këtë operacion. Më tej Kreu i Qeverisë u shpreh se kjo është vetëm faza e parë, dhe duke shpresuar që të përmbyllet me sukses, Rama thotë se faza e dytë do të sjellë në atdhe dhe shumë fëmijë të tjerë që ndodhen në atë kamp.

Rama: Është  e rëndësishme që pesha e autoritetit të qeverisë të jetë e pranishme. Ky është një operacion shumë kompleks i përgatitur prej shumë klohësh me forcat tona në terre. Operacioni është ndarë në dy faza pas negociatave të pafundme dhe sekrete. Faza e parë është në zbatim tani që flasim. Shpreoj që me ndihmën e zotit të kthejmë katër fëmijët dhe një nënë të plagosur në kushte të rënduara. Është e rëndëishsme që kjo fazë e parë të mbyllet me sukes dhe për fëmijët e tjerë di lançohet faza e dytë.

Pyetje: Cila ishte vështirësia më e madhe?

Rama: Gjërat janë të ngatërruara në atë tëerritor. Ju e di se si është ai kamp i tmerrshëm. Ne na duhet të kalojmë nëpër kanale nga më të ndryshmet pasi s’kemi një kanal të drejtpërdrejt me qeverinë e Damaskut. Është një operacion që do duhet një roman me shumë vëllime për ta shpjeguar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ra nga çatia gjatë punimeve, 55-vjeçari në Maliq dërgohet me urgjencë në spital (EMRI)
Shpëtuan nga burgimi i përjetshëm Dritan Dajtin, pushohet çështja ndaj 3 gjyqtarëve të akuzuar për korrupsion »
Article Logic
Execution time: 0.011535882949829
array(1) { ["section"]=> string(127) "riatdhesimi-i-femijeve-nga-siria-rama-niset-drejt-libanit-qeveria-duhet-te-jete-atje-na-duhet-te-kalojme-permes-kanaleve-225217" }