Riatdhesimi nga vatrat e luftës në Siri, kthehen 110 persona në Kosovë

Publikuar tek: aktualitet, më 23:43 20-04-2019 Riatdhesimi nga vatrat e luftës në Siri, kthehen 110 persona në Kosovë Kampi ku u riatdhesuan 110 kosovare nga vatrat e luftes ne Siri

Autoritetet njoftuan se në Kosovë janë kthyer 110 qytetarë që kanë qëndruar në vatrat e luftës në Siri.

Ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Abelard Tahiri, tha se riatdhesimi i shtetasve kosovarë nga Siria, ishte operacion i qeverisë së Kosovës me ndihmën e Shteteve të Bashkuara.

Ambasada amerikane në Kosovë me anë të një komunikatë njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e përgëzonin Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria,katër prej të cilëve supozohet të kenë qenë luftëtarë të ISIS-it dhe të tjerë, gra dhe fëmijë.

Ndër të tjera në komunikatë thuhej se Shtetet e Bashkuara i drejtoheshin me mirënjohje Forcave Demokratike të Sirisë për ndihmën e dhënë nga ana e tyre për riatdhesimin dhe për vazhdimin e mbajtjes humane nën arrest të qindra luftëtarëve të ISIS-it nga dhjetëra vende tjera.

Kujtojmë se që nga fillimi i konfliktit në Siri, rreth 400 qytetarë të Kosovës besohet se janë përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme. Mbi 70 veta kanë humbur jetën, ndërsa rreth 130 janë gjatë këtyre viteve nga fronit, kryesisht të zhgënjyer me atë me të cilën janë përballur.

Mbi 50 veta janë dënuar deri sot për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme dhe për nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve terroristë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016206979751587
array(1) { ["section"]=> string(76) "riatdhesimi-nga-vatrat-e-luftes-ne-siri-kthehen-110-persona-ne-kosove-161234" }