Riatdhesimi shqiptarëve nga Siria, reagon Ambasada e SHBA: Të rehabilitohen, kur justifikohet të përballen me drejtësinë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:55 28-10-2020 Riatdhesimi shqiptarëve nga Siria, reagon Ambasada e SHBA: Të rehabilitohen, kur justifikohet të përballen me drejtësinë Femijet shqiptare te riatdhesuar dje

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, reagon për riatdhesimin e 4 fëmijëve shqiptarë dhe një gruaje dje nga autoritetet shqiptare dhe ato të huaja.

Ambasadorja e quan të mrekullueshëm lajmin e riatdhesimit të fëmijëve, ndërsa thekson se të gjitha qeveritë duhet të marrin “njerëzit e tyre” nga Siria dhe t’i rehabilitojnë ata. Kur justifikohet shkruan ajo, të përballen me drejtësinë.

“E mrekullueshme të shikosh këta fëmijë të pafajshëm të çliruar nga ISIS. Shpresoj se hapa të tjerë do të ndiqen. Qeveritë duhet të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga Siria në mënyrë që ata të rehabilitohen dhe, kur justifikohet, të përballen me drejtësinë”, shkruan Kim.

Kujtojmë se, dje u kthen në Atdhe Floresha Rasha me tre fëmijët e saj dhe Endri Dumani.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A duhej të ktheheshin në Shqipëri dy fëmijët e terroristit famëkeq nga Kosova Lavdrim Muhaxherri? Shpërthen debati në rrjet
Kryeministri i Izraelit shpërndan statusin e Ballës: Sot bashkë tek Forumi Ballkanik kundër Anti-Semitizmit »
Article Logic
Execution time: 0.011790990829468
array(1) { ["section"]=> string(124) "riatdhesimi-shqiptareve-nga-siria-reagon-ambasada-e-shba-te-rehabilitohen-kur-justifikohet-te-perballen-me-drejtesine-225504" }