Janë kthyer nga Franca në Shqipëri 50 shtetas shqiptarë të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen.
Ata mbërritën para pak minutash në Rinas nëpërmjet një fluturimi riatdhesimi të përbashkët me charter, organizuar nga autoritetet Franceze dhe agjensia Frontex. Në bordin e avionit ishte dhe një përfaqësues i Avokatit të Popullit me qëllim monitorimin e respektimit të të drejtave të shtetasve që u riatdhesuan si dhe në përbërje të eskortës kishte dhe një mjek e një psikolog.