Richard Grenell në Kosovë, Presidenti Thaçi e dekoron me ‘Medaljen Presidenciale të Meritave’

Publikuar tek: rajon, më 16:18 21-09-2020 Richard Grenell në Kosovë, Presidenti Thaçi e dekoron me ‘Medaljen Presidenciale të Meritave’

Presidenti kosovar Hashim Thaçi do të dekorojë ditën e sotme me Medaljen Presidenciale të Meritave të dërguarin special të Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

Ceremonia e dekorimit të ambasadorit Grenell do të bëhet në ndërtesën e Qeverisë, pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët të Republikës të Kosovës dhe SHBA-së.

Kjo medalje i jepet Grenell për kontributin e tij në arritjen e marrëveshjes në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator, me të cilën fuqizohet paqja dhe stabiliteti në Kosovë dhe rajon.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011978149414062
array(1) { ["section"]=> string(97) "richard-grenell-ne-kosove-presidenti-thaci-e-dekoron-me-medaljen-presidenciale-te-meritave-221143" }