Rifillimi i futbollit, FSHF takim me Presidentët e Kategorisë Superiore

Publikuar tek: sport, më 20:57 12-05-2020 Rifillimi i futbollit, FSHF takim me Presidentët e Kategorisë Superiore

Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë ditën e nesërme një mbledhje me të gjithë Presidentët e Kategorisë Superiore për të diskutuar mbi opsionet e rifillimit të futbollit.

Kjo mbledhje vjen pas punës së kryer nga stafi i FSHF për përgatitjet mbi rifillimin e garës futbollistike në vend. Ekspertët mjekësorë të Federatës kanë përgatitur një protokoll mjekësor i cili është konsultuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në dy takimet e zhvilluara ditët e fundit.

Ndërkohë, qeveria nuk ka dhënë ende një datë fikse për fillimin e stërvitjes dhe ndeshjeve sportive.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097410678863525
array(1) { ["section"]=> string(77) "rifillimi-i-futbollit-fshf-takim-me-presidentet-e-kategorise-superiore-206151" }