Rifillojnë bombardimet në Siri pas armëpushimit pesë orësh

Publikuar tek: bota, më 14:06 27-02-2018 Rifillojnë bombardimet në Siri pas armëpushimit pesë orësh

Ka rifilluar përsëri lufta në Ghoutën Lindore në Siri pas armëpushimit 5 orësh të urdhëruar nga aleatja kryesore, Rusia.

Sipas raportimeve në dy orët e para të "pushimit humanitar" të urdhëruar nga Rusia, një numër i madh predhash goditën qytetet e Douma, Harasta dhe Misraba.

Aktivistët thanë se vendi është sulmuar nga ajri dhe është qëlluar me artileri, ndërsa Rusia tha se rebelët nuk arritën të bombardojnë “korridoret me njerëz”, gjë që nënkupton se kanë lënë civilët të largohen. Si rezultat i kësaj, nuk ka pasur nevojë për ndihmë nga OKB apo emergjencat mjekësore.

Rreth 393.000 njerëz janë bllokuar në një krahinë pranë Damaskut, e cila është nën urdhërat e qeverisë që më 2013, raporton BBC.

Mjekët thonë se më shumë se 500 njerëz janë vrarë qëkur qeveria intensifikoi bombardimet e saj nëntë ditë më parë, në përpjekje për të rimarrë kontrrollin e krahinës.

Ndërkohë Franca i ka kërkuar Rusisë, të përdorë ndikimin e saj ndaj presidentit sirian Bashar al-Assad, për të siguruar një armëpushim 30 ditor. Këshilli i Sigurimit të OKB-së, miratoi njëzëri një rezolutë që kërkonte një ndërprerje mbarëkombëtare të armiqësive të shtunën, por nuk përcaktoi një datë fikse për fillimin e saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015972852706909
array(1) { ["section"]=> string(65) "rifillojne-bombardimet-ne-siri-pas-armepushimit-pese-oresh-111641" }