Rifillon protesta e studentëve para kryeministrisë, çfarë pritet të ndodhë të hënën

Publikuar tek: aktualitet, më 11:19 04-01-2019 Rifillon protesta e studentëve para kryeministrisë, çfarë pritet të ndodhë të hënën

Ka rifilluar sot protesta e studentëve para kryeministrisë.

Një grup i vogël studentësh kanë dalë sot për të protestuar para godinës së kryeministrisë pas shkëputjes disa ditorë për shkak të festave të fundvitit.

Pas shumë lajmërimesh dhe njoftimesh në rrjetet sociale apo grupet e tyre private, studentët kanë venosur të qartësojnë çfarë do të ndodhë të hënën më 7 janar.

Pas një takimi rreth 3 orë mes studentëve dhe Këshillave studentorë në ambientet e Fakultetit Juridik, u vendos unanimisht që protesta të vazhodojë dhe të hënën përpara Kryeministrisë.

'Prostesta do vijojë të zhvillohet përballë Kryeministrisë. Në datën 7 Janar 2019 ora 10:00 do të jemi të gjithë aty, më të bashkuar dhe të fortë se kurrë', u shprehën studentët.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeqytetasit në ankth, sonte pritet të bjerë borë
Zgjedhjet, KQZ ultimatum partive politike dhe tregon afatet: Ndërkombëtarët na kanë kritikuar, nuk do ketë tolerime për këto raste »
Article Logic
Execution time: 0.013386011123657
array(1) { ["section"]=> string(89) "rifillon-protesta-e-studenteve-para-kryeministrise-cfare-pritet-te-ndodhe-te-henen-147477" }