Rihanna lançon “American oxygen” dedikuar emigrantëve që ëndërrojnë amerikën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:41 20-04-2015

Rihanna ka lançuar këngën e saj të fundit “American Oxygen” e cila ka qenë në dispozicion që në fillim të prillit në programin e ri muzikor të Jay Z “Tidal”.

Kënga ka nota të zymta të cilat i kushtohen  emigrantëve me konflikt interesi.

“Kjo është ëndrra amerikane. Është një vajzë e re në anën tjetër të oqeanit që mund të jetë gjithçka në çdo gjë…. Merr frymë në oksigjenin amerikan”, janë disa nga vargjet e këngëtares.

Në video ajo ka bërë një turne në historinë amerikane me të mirat dhe të këqijat e saj duke treguar dhe rrugën e vështirë amerikane.

Kënga do të jetë pjesë e albumit të saj të tetë me të cilin po punon. Këngëtarja e ka realizuar këtë këngë me Jonathan Craven, Jeff Nicholas dhe Darren Craig me të cilët ka bashkëpunuar edhe për hite të tjera më parë.

Rihanna ka lançuar së fundmi edhe hitin “Four Five Seconds” me Kanye West dhe Paul McCartney.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02106785774231
array(1) { ["section"]=> string(79) "rihanna-lancon-american-oxygen-dedikuar-emigranteve-qe-enderrojne-ameriken-9264" }