Rihanna merr hak dhe ‘fundos’ rrjetin social

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:18 15-03-2018 Rihanna merr hak dhe ‘fundos’ rrjetin social Këngëtarja Rihanna

Pas ndryshimeve të reja që ka bërë Snapchat, ka humbur shumë përdorues ndër to edhe Kylie Jenner, e cila pas publikimit të mendimit të saj, i kushtoi shumë të ardhura kompanisë.

Por kësaj here nuk bëhët fjalë për risinë e “Snapchat”, po për një fushatë që aplikacioni kishte nisur kohët e fundit. Në foton e publikuar përdoruesit duhet të zgjidhnin mes goditjes me shuplakë ndaj Rihannës dhe goditjes me grusht ndaj Chris Brown.

Screenshot_1.jpg

Pikërisht ky postim nga skuadra e Snapchat, ka sjellë një mori komentesh negative, ku e akuzonin rrjetin social për nxitje të dhunës. Me të njëjtën akuzë ka ardhur dhe reagimi nga vetë Rihanna.

“Snapchat, e di që nuk je aplikacioni im i preferuar! Por unë thjesht po përpiqem të kuptoj se çfarë është kjo rrëmujë. Do doja t’a quaja injorancë, por e di që nuk jeni budallenj. Keni shpenzuar para për diçka që do të prekte qëllimisht viktimat e dhunës në familje dhe të talleni me ta.

Kjo nuk ka të bëjë me ndjenjat e mia personale, sepse nuk kam shumë të tilla, por për të gjithë gratë, fëmijët dhe burrat që kanë qenë viktima në të kaluarën dhe për të gjithë ata që po përjetojnë diçka të tillë”, ka shkruar këngëtarja me famë botërore.

Pritet edhe një reagim i mundshëm nga rrjeti social, që me gabimet e fundit ka pësuar një goditje të rëndë në vlerësimin e aksioneve.

Vlen për t’u kujtuar se Rihanna ka qenë viktimë e dhunës së ushtruar nga ish i dashuri i saj Chris Brown përgjat vitit 2009.

Screenshot_2_copy.jpg

Reagimi i Rihanna

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013569831848145
array(1) { ["section"]=> string(49) "rihanna-merr-hak-dhe-fundos-rrjetin-social-113393" }