Rihapet sherri i Bllokut/ Vendoset tritol te Hotel Viktoria afër QSUT në pronësi të Ervin Matës (Çfarë ndodhi 4 tetorin e 2018)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:29 30-05-2020 Rihapet sherri i Bllokut/ Vendoset tritol te Hotel Viktoria afër QSUT në pronësi të Ervin Matës (Çfarë ndodhi 4 tetorin e 2018) Te perfshiret ne sherrin e Bllokut ne 4 tetor 2018

Një shpërthim i fuqishëm tritoli u dëgjua mbrëmjen e sotme në zonën pranë QSUT në Tiranë.

Fillimisht u raportua se i ishte vendosur tritol një lokali përballë QSUT, por më pas u verifikua se sasia e lëndës plasëse ishte vendosur te Hotel Viktoria, pronë e familjes Mata. Mesa duket sherri i ndodhur 2 vite më parë në zonën e Bllokut mes të dashurit të Elvana Gjatës, Ervin Mata dhe biznesmenit Ervis Martinaj është rihapur sërish.

Forca të shumta policie dhe zjarrfikëse shkuan menjëherë mbrëmjen e sotme në vendin ku shpërtheu tritoli dhe fatmirësisht nuk pati persona të plagosur, por vetëm dëme materiale në hotelin Viktoria të Ervin Matës dhe një biznes tjetër pranë tij. Më shumë ky shpërthim i sotëm i ngjan një paralajmërimi ndaj Ervin Matës sesa tentativë për të shkaktuar dëme materiale në biznesin e tij.

Çfarë ndodhi dy vite më parë në zonën e Bllokut, mbrëmjen e 4 tetorit 2018?

Pretendimi për një ngacmim ndaj këngëtares së njohur Elvana Gjata do të kthehej në mollë sherri të një ndër ngjarjeve më të bujshme të ndodhura në zonën e Bllokut në Tiranë. Për të sqaruar konfliktin, biznesmeni Ervis Martinaj merr mikun e tij Eljo Hato dhe Fabiol Gaxhën dhe nisen drejt lokalit Monopol në Bllok ku ndodhej Ervin Mata dhe truproja i tij Mervjol Bilo. Tuproja i Martinajt, Fabiol Gaxha, i cili mbeti dhe i vetmi i vdekur nga ajo ngjarje, përflitej se ishte personi që kishte ngacmuar në rrugë Elvana Gjatën dhe kishte futur në konflikt dy grupet.

Sapo grupi i Martinajt futen në lokal Monopol, Fabiol Gaxha ofendon dhe nis të zihet me komandon Mervjol Bilo. Gjatë sherrit me grushta, Fabiol Gaxha nxjerr armën i pari dhe qëllon në drejtim të Bilos. Ky i fundit falë aftësive të tij si komando ka arritur të shmanget dhe i ka lënë kohë Fabiol Gaxhës të qëllonte vetëm një herë. Mervjol Bilo, kushëri i Elvana Gjatës dhe njëherësh truprojë i Ervin Matës, ka nxjerr armën dhe ka brë tre qitje, një prej të cilave i ka marrë jetën Gaxhës.

Dy plumbat e tjerë kanë përfunduar njëri në qafën e Ervis Martinaj dhe tjetri në trupin e Eljo Hatos, të cilët fatmirësisht mundën të jetonin. Menjëherë të dy grupet shpërndahen, ndërsa Blloku u kthye në një kasaphanë të vërtetë. Policia shpalli në kërkim shumë persona, një pjesë e tyre u arrestuan atë natë e të tjerë ditë më pas. I vetmi person i mbetur në kërkim për këtë ngjarje është komando Mervjol Bilo, i vetmi i akuzuar për vrasje.

Edhe pse u duk se gjërat kishin rënë në qetësi, me lirimin nga burgu të pothuajse të gjithë të përfshirëve në ngjarjen e 4 tetorit 2018, sherri i Bllokut është rihapur sërish dhe tritoli i sotëm në hotelin e Ervin Matës e tregon më së miri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096311569213867
array(1) { ["section"]=> string(131) "rihapet-sherri-i-bllokut-vendoset-tritol-te-hotel-viktoria-afer-qsut-ne-pronesi-te-ervin-mates-cfare-ndodhi-4-tetorin-e-2018-208463" }