Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e ftuar në emisionin ’45 minuta’, është shprehur se qytetarët e Tiranës e kanë shumë të thjeshtë se për kë do të votojnë në zgjedhjet e 30 qershorit, pasi ata e kanë aktualisht një kryetar Bashkie aktiv dhe punëtor si Erion Veliaj.
Sipas saj Veliaj e meriton plotësisht një mandat të dytë pasi ka punuar për Tiranën dhe qytetarët i shikojnë me sytë e tyre ndryshimet.
“Një qytetar i Tiranës e ka më të thjeshtë Tiranën se e ka kryetarin. Vendimmarrja nuk është e Mimit por e kryesisë së PS. Por qytetari i Tiranës e ka të thjeshtë sepse e sheh Erjonin çdo ditë duke bërë punë. Që do të thotë se e ka më të thjeshtë. Erioni është një zgjedhje e PS për Tiranën. Puna flet vetë, është atje dhe shihet përditë. Qyteti im i dashur ndryshon përditë”,- ka thënë në emision ish ministrja Kodheli në Report Tv.