Rikonstruksion i kabinave, dy ditë ndërprerje energjie në këto zona të Tiranës (Oraret)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:48 27-08-2019 Rikonstruksion i kabinave, dy ditë ndërprerje energjie në këto zona të Tiranës (Oraret) Foto ilustruese

Në disa zona të Tiranës do ndërpritet furnizimi me energji elektrike për shkak të punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e kabinave.

Energjia për abonetët e Tiranës do stakohet në datat 28 dhe 29 gusht.

Zonat ku do stakohet energjia më 28 gusht:

-Nga ora 09:00-15:00 në rrugën “Sadik Petrela”, rrugën “Kristo Dako”, rrugën “Mihal Duri”, rrugën e Durrësit pjesërisht, si edhe në zonën Fushë Yzberisht

-Nga ora 09:00- 13:00 në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, pranë Fakultetit të Shkencave, zonën Yzberisht pjesërisht,

-Nga ora 13:00 - 15:00 në rrugën “Petro Marko”

Zonat ku do stakohet energjia më 29 gusht:

-Nga ora 09:00-15:00 në rrugën “Nikolla Tupe”, rrugën “Vaso Pasha”, rrugën “Teodor Keko”, rrugën “Gjergj Elez Alia”, zonën Yzberisht

-Nga ora 9:00 - 12:00 në rrugën e Dibrës pjesërisht, rrugën “Ali Pashë Gucia”

-Nga ora 11:00-15:00 në rrugën “Ibrahim Temo”, pranë Astirit

-Nga ora 12:00 -15:00 në rrugën “Besim Daja”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017421960830688
array(1) { ["section"]=> string(91) "rikonstruksion-i-kabinave-dy-dite-nderprerje-energjie-ne-keto-zona-te-tiranes-oraret-176474" }