Dy vite më parë bëri bujë në media sherri mes këngëtares Enca Haxhia dhe reperit Noizy.
Këngëtarët kanë thumbuar shpeshherë njëri-tjetrin, ndërkohë Enca fshiu nga kanali i saj zyrtar në youtube këngën ‘Bow Down’.
Mirëpo ditën e sotme ajo ka bërë gjestin që askush nuk e priste, pasi ka ripublikuar këngën e saj me Noizyn në Youtube.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instastory ku shkruan U rikthye në Youtube. E di që ju kishte munguar.
Ndërkohë që një tjetër postim, Enca shihet duke kënduar vargjet e këngës ‘Bow Down’, teksa fton fansat të shohin sërish videoklipin.