Rikthehen investimet në jug pas disa vitesh

Publikuar tek: ekonomi, më 19:34 26-12-2016 Rikthehen investimet në jug pas disa vitesh

 Pas shumë vitesh mungese investimesh në Ksamil, ka filluar puna në një segment rrugice prej 127 metër gjatësi.

Që prej bashkimit të Ksamilit me Bashkinë Sarandë, në Ksamil ishte harruar të investohej. Puna në këtë segment rrugor, megjithëse duket punë e vogël, për komunitetin e Ksamilit shikohet si fundi i një periudhe të gjatë harrese. Rruga, e cila mban edhe emrin e një figure të madhe Fan Noli, bashkon sheshin e Valltarëve me bulevardin.

Ky segment prej 127 metër gjatësi, do të ketë gjerësi 8 metër, 5 metër për kalimin e automjeteve dhe nga të anët trotuarë prej 1.5 metër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.40646505355835
array(1) { ["section"]=> string(49) "rikthehen-investimet-ne-jug-pas-disa-vitesh-63831" }