Rikthehen kazinotë, Paloka: Edi Rama një mashtrues , qante me lot krokodili dy vjet më parë për dëmin që bixhozi u sillte familjeve

Publikuar tek: politike, më 13:08 10-09-2020 Rikthehen kazinotë, Paloka: Edi Rama një mashtrues , qante me lot krokodili dy vjet më parë për dëmin që bixhozi u sillte familjeve

Ditën e djeshme u bë me dije se qeveria e kryeministrit Edi Rama vendos t’i hapë kazinotë në kryeqytet, ndaj kësaj ka reaguar edhe nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Ploka shkruan se Edi Rama më herët qante për hapjen e kazinove, ndërsa tashmë e bën fakt të kryer këtë hap.

Ndër të tjera ai shkruan se shqiptarët e dinë se ditët e Ramës janë të numëruara.

Postimi i plotë:

Në lojën e tij mafioze për pushtet, Edi Rama qante me lot krokodili dy vjet më parë për dëmin që bixhozi u sillte familjeve.

Pjesë e spektaklit ishte dhe gjoja tronditja e tij se të dënuarit në burgun 313 po i kërcënonin deputetët. Edhe pse vepër penale, nuk u mor kurrë ndonjë masë për ata që kërcënuan deputetët, sepse personat pas hekurave të burgut, janë pushtetarët e vertetë në këtë vend.

Edi Rama sot ka harruar gratë e përvuajtura, që i përdor sa herë i duhen për spektaklin e tij dhe për pazaret e tij të fëlliqura, duke vendosur edhe një herë tjetër t’i shërbeë krimit dhe pastrimit të parave, përmes lejimit të lojrave të fatit.

Sot, ka disa pyetje që Edi Rama duhet t’u kthejë përgjigje. Këto përgjgije duhet të kërkohen menjëherë edhe nga SPAK.

1. Për llogari të cilit të burgosur te 313-ta po lejon sërish lojrat e fatit?

2. Për llogari të kujt i mbylle 2 vjet më parë?

3. Pse e more këtë vendim në fshehtesi dhe me nxitim në kulmin e krizës, ku shqiptarët po vuajnë për ushqimin e përditshëm?

4. A është ndonjëri nga ata më të cilët ishe mbrëmë përfitues i këtij vendimi?

5. Çfarë pazari mbylle me shoket e përgjimeve të Vangjushit?

Shqiptaret e dinë se ditët e Ramës janë të numëruara. Ata e shohin çdo ditë e me qartë se çfarë mashtruesi  është Edi Rama dhe sesi, për pushtetin e tij, është gati të bëjë pazar edhe me kufijtë dhe të mashtrojë çdo qytetar pa iu dridhur syri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Manjola bën dëshminë tronditëse’, Duma publikon videon e nënës së Alesios: Pas intervistës më mori në telefon e më kërcënoi. Tha Edi Rama jam, turp të kesh për atë që bëre
Kim vizitë dy ditore në Shkodër, kryebashkiakja Ademi: Do t’i tregojmë vlerat tona, natyrore dhe njerëzore »
Article Logic
Execution time: 0.012197017669678
array(1) { ["section"]=> string(134) "rikthehen-kazinote-paloka-edi-rama-nje-mashtrues-qante-me-lot-krokodili-dy-vjet-me-pare-per-demin-qe-bixhozi-u-sillte-familjeve-219925" }