Janë rikthyer maskat në rrugët e vendit. Një grup grabitësish të armatosur, që sipas dëshmive të vetë drejtuesve të automjeteve kanë qenë të përbërë prej 4 personash, kanë grabitur disa makina në aksin rrugor Fushë Krujë-Krujë.
Drejtuesit e automjeteve kanë qenë të tmerruar nga kërcënimi i grabitësve dhe menjëherë u kanë dhënë çfarë kanë kërkuar, para, ora dhe telefona.
Katër grabitësit me maska në fytyrë e pistoleta fillimisht kanë grabitur 2 makina e më pas kanë grabitur një të tretë me targa AA332 LE. Drejtuesit të automjetit I kanë marrë 15 mijë lekë, një orë dore dhe një celular.
Policia është duke hetuar për ngjarjen dhe zbulimin e autorëve, të cilët kanë terrorizuar drejtuesit e automjeteve që lëviznin në orët e para të mëngjesit.