Rikthehen reshjet e dëborës, ja akset e bllokuara dhe ato të kalueshme vetëm me zinxhirë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:21 16-01-2017 Rikthehen reshjet e dëborës, ja akset e bllokuara dhe ato të kalueshme vetëm me zinxhirë

Vetëm pak ditë pas ndërprejes së rreshjeve që përfshinë gjithë vendin, dëbora duket se është kthyer sërish.

Mësohet se në juglindje të vendit trashësia e saj ka arritur nga 5 deri në 10 centimetra.

Si pasojë e këtyre reshjeve ka mbetur i bllokuar aksi Krujë- Qafë Shtamë dhe rrugët e 10 fshtrave që lidhen me këtë aks.

Po ashtu mësohet se janë të kalueshëm vetëm me zinxhirë aksi Kapshticë-Qafë-Thanë, Dardhë, Voskopojë, Qafe-Qarri Zvezdë.

Bëhet e ditur se në Qafë Thanë e Qafë Krrabë po hidhet kripë dhe skorie, ndërsa  aksi rrugor Lunik-Steblevë është i kalueshëm me zinxhirë.

Reshjet e dëborës me intensitet të dobët kanë rinisur përsëri në qarqet Kukës, Shkodër, Dibër, Elbasan dhe Korçë.

Njoftimi i Emergjencave Civile:

Akset nacionale janë plotësisht të qarkullueshme dhe vetëm në ndonjë segment ka nevojë për përdorimin e zinxhirëve. Punonjësit e emergjencave, Policia e Shtetit dhe gjithë strukturat e angazhuara për përballimin e situatës, gjenden në terren për t’iu gjendur pranë qytetarëve e mjeteve në vështirësi. Grupet e specialistët të OSHEE janë duke punuar për riparimin e defekteve në disa zona ku ka munguar energjia elektrike. Në të gjitha zonat e prekura nga dëbora Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale Shtetërore ka shpërndarë e ndihmave ushqimore dhe materiale. Ditën e sotme do të dërgohen ndihma në fshatrat Theth, Ketë, Çajë dhe Selishtë. Situata në qarqe paraqitet si më poshtë:

QARKU SHKODËR Në qarkun e Shkodrës të gjitha akset kombëtare janë të qarkullueshme pa probleme. Përdorimi i zinxhirëve është i nevojshëm në disa akse rurale të këtij qarku. Të qarkullueshme me zixhirë janë akset rrugore Shkodër – Shllak – Temal ,Tamarë – Vermosh, Hadroj – Qafë – Bene ,Fushë Arrëz - Qafë Mali – Fierzë, Fushë Arrëz – Qafë Shllak, Qafë Çele – Pukë - F.Arrëz, Qafë Qerret – Qelëz- Bardhet – Iballë dhe Shkodër – Bregu Lumit – Theth Aksi rrugor Shkodër – Theth është i kalueshëm deri në Qafë Thore QARKU KUKËS Të gjitha akset kombëtare në shkallë qarku qarkullohen pa zinxhirë, përjashtuar aksin rrugor Ura e Zapotit-Shishtavec. Aksi rrugor për në Njësinë Administrative Arrën vazhdon i bllokuar. Po punohet për hapjen e rrugëve që paraqesin probleme për lidhjen e fshatrave me qendrën administrative. Në Njësinë administrative Gjinaj ka pasur probleme me furnizimin me energjinë elektrike.

QARKU DIBËR Në akset rrugore Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë, Kuben – Vasie, Ura e Qytezës – Zerqan dhe Ura e Çerenecit – Steblevë qarkullimi i mjeteve kryhet pjesërisht me zinxhirë. Në aksin Qafë Bualli – Krastë, qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë. Aksi rrugor rural Peshkopi-Lurë vazhdon të jetë i bllokuar, por kalimi i mjeteve kryhet nga aksi rrugor Kurbnesh- Lurë. Për hapjen e akseve rrugore problematike po punohet me forca dhe mjete.

QARKU KORÇË Në qarkun e Korçës të gjitha akset kombëtare janë të qarkullueshme. Aksi rrugor Korçë – Boboshticë – Dardhë është i kalueshëm me zinxhirë ndërsa aksi Korçë-Ersekë është i kalueshëm me zinxhirë në pjesë të caktuara. Probleme me furnizimin me energji elektrike ka pasur në fshatin Mollas të bashkisë Kolonjë. Në qarqet e tjera nuk raportohet për probleme

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar në Kinostudio
Rikthehen rreshjet e dëborës në Korçë: Si paraqitet situata (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.010820865631104
array(1) { ["section"]=> string(93) "rikthehen-reshjet-e-debores-ja-akset-e-bllokuara-dhe-ato-te-kalueshme-vetem-me-zinxhire-65638" }