Vendi ynë do të dominohet sot kryesisht nga vranësirat për shkak të masave ajrore të lagështa në të gjithë vendin.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave, duke rrezikuar të gjithë territorin nga shira të dobët e lokalë.
Në zonat verilindore do të ketë reshje të pakta dëbore. Moti i paqëndrueshëm do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje të lehtë duke lënë të pandryshueshme temperaturat e mesditës.