Reshjet e dëborës janë rikthyer sërsh sot në të gjithë qarkun e Korçës.
Mësohet se në qytet trashësia e dëborës arrin në 10 centimetra, ndërsa në Ersekë deri në 30 centimetra.
Si pasojë e këtyre rreshjeve ka mbetur i bllokuar aksi Ersekë –Leskovik, por ndërkohë vijon puna për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve.