Rikthehen sulmet anti-semite? Gjendet e masakruar e mbijetuara e Holokaustit

Publikuar tek: bota, më 16:36 27-03-2018 Rikthehen sulmet anti-semite? Gjendet e masakruar e mbijetuara e Holokaustit Viktima 85 vjeçare Mireille Knoll

Një ngjarje sa e rëndë aq edhe e dyshimtë është regjistruar në kryeqytetin francez, Paris ku një 85 vjeçare një ndër të paktat të mbijetuara nga Holokaust-i, është masakruar me thikë.

Sipas mediave vendase, Mireille Knoll është qëlluar rreth 11 herë më thikë në apartamentin e saj, e më pas është djegur.

Trupi i 85 vjeçares është gjetur ditën e të premtes, ndërkohë që autoritetet kanë bërë të mundur arrestimin e dy të dyshuarve.

Sipas të dhënave, autorët e ngjarjes janë akuzuar për vrasje vullnetare për shkak të fesë, gjë që ka rikthyer frikën e një genocidi të ri ndaj hebrenjve.

Autoritetet franceze dhe presidenti Macron janë shprehur të shqetësuar nga kjo ngjarje, e cila mund të rizgjojë një luftë të dytë ndaj popullit hebre.

Knoll njihej si një ndër të mbijetuarat e vetme të një sulmi nazist në 1942, ku u arrestuan mbi 13 mijë hebrenj francezë, të cilët më pas u dërguian në kampin e përqëndrimit të Auschwitzit në Poloni.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013092041015625
array(1) { ["section"]=> string(82) "rikthehen-sulmet-anti-semite-gjendet-e-masakruar-e-mbijetuara-e-holokaustit-114723" }