Rikthehet dënimi me vdekje, qytetarët ngrihen në protesta

Publikuar tek: bota, më 15:52 21-04-2018 Rikthehet dënimi me vdekje, qytetarët ngrihen në protesta foto ilustruese

Rastet e abuzimeve seksuale me të mitur në Lindjen e Mesme dhe më së shumti në Indi janë gjithmonë e më të shpeshta, ndërsa qeveria ka vendosur ti japë njëherë e mirë fund kësaj katrahure.

Kryeministi indian, Narendra Modi ka vendosur që në rastet e krimeve seksuale dënimi më i rëndë nuk do të jetë më burgimi i përjetshëm, por dënimi me vdekje.

Ligji pritet të kalojë në miratim së shpejti, ndërsa deri atëherë qytetarët janë ngritur në protesta masive në të gjithë vendin. Qytetarët indianë kërkojnë me ngulm marrjen e masave të rrepta ndaj abuzimeve, ndërkohë që vetëm në javën e fundit janë denoncuar katër raste përdhunimi.

India është çuar në këmbë për këto raste pas vdekjes së një vajze 8 vjeçare si pasojë e dhunimit seksual nga një burrë përgjatë disa ditësh.

C536E645-CE3E-48FC-A406-CF0A02D6C25E_w1023_r1_s.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Princi Charls do të jetë trashëgimtari i ardhshëm i Komonuelthit
PLAS edhe në Amerikë: Protesta të dhunshme, raportohen më shumë se 10 të vdekur »
Article Logic
Execution time: 0.012395858764648
array(1) { ["section"]=> string(63) "rikthehet-denimi-me-vdekje-qytetaret-ngrihen-ne-protesta-117769" }