Rikthehet dhuna nga protestuesit, policia përdor gazin lotsjellës  

Publikuar tek: aktualitet, më 21:38 02-06-2019 Rikthehet dhuna nga protestuesit, policia përdor gazin lotsjellës   Perdorimi i gazit lotsjelles nga Policia e Shtetit

Protestuesit kanë tensionuar situatën përpara Parlamentit, duke gjuajtur shashka, fishekzjarre e flakadanë në drejtim të policisë.

Ndërkohë Policia i ka bërë thirrje protestuesve dhe organizuesit të tubimit, sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit, që të tërheqin protestuesit dhe të ndalojnë hedhjen e kapsollave dhe mjeteve piroteknike në drejtim të efektivëve të policisë.

Policia i ka bërë thirrje efektivëve të rendit që të vendosin maskat kundragaz për arsye se do të përdorin gazin lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.

Gjithashtu policia i bëri thirrje edhe gazetarëve dhe operatorëve që të shmangen pasi përdorimi i gazit lotsjellës mund të sjellë lëndime për ta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026947021484375
array(1) { ["section"]=> string(71) "rikthehet-dhuna-nga-protestuesit-policia-perdor-gazin-lotsjelles-166698" }