Rikthehet dialogu Kosovë-Serbi, të enjten takohen ekspertët në Bruksel

Publikuar tek: rajon, më 15:51 27-10-2020 Rikthehet dialogu Kosovë-Serbi, të enjten takohen ekspertët në Bruksel

Ditën e enjte (29 tetor) pritet që të zhvillohet një takim i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kosova në nivel ekspertësh përfaqësohet nga koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, ndërkaq Serbia përfaqësohet nga Marko Gjuriq.

Bëhet me dije se në Bruksel pritet që temë e diskutimeve të jetë çështjet financiare dhe pretendimet pronësore të palëve.

Për më shumë se një muaj nuk ka pasur takime ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë dhe shkak është bërë refuzimi i Kosovëspër të biseduar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka rinisur gjatë kësaj vere dhe deri më tani janë zhvilluar disa takime, si në nivel të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, por edhe mes delegacioneve në nivel ekspertësh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shifrat në 24 orë në Kosovë: 3 viktima nga Covid dhe 197 raste të reja
»
Article Logic
Execution time: 0.012805938720703
array(1) { ["section"]=> string(76) "rikthehet-dialogu-kosove-serbi-te-enjten-takohen-ekspertet-ne-bruksel-225371" }