Rikthehet e hëna pushim, Peleshi: Do respektojmë Kodin e Punës, kjo s’është shaka e 1 prillit

Publikuar tek: aktualitet, më 09:50 01-04-2015 Rikthehet e hëna pushim, Peleshi: Do respektojmë Kodin e Punës, kjo s’është shaka e 1 prillit Niko Peleshi

Rikthehet e hëna pushim, kur festat zyrtare qëllonin në fundjavë. Zv.kryeministri Niko Peleshi ka komunikuar sot për punonjësit e administratës shtetërore se e hëna do të jetë pushim. “Do jetë pushim e hëna, dhe çdo e hënë tjetër kur festa bie e dielë.’’, tha sot Peleshi nga Kryeministria.

Po kështu Peleshi, duke siguruar se nuk bëhej fjalë për ndonjë shaka për 1 prill, tha se qeveria po mendon edhe disa bonuse për administratën. “Me një kosto 0 në buxhet po përmbyllim në buxhet një paketë incentivash për shpërblime për rritjen e kapaciteteve për shërbime dinjitoze dhe me standarde’’, u shpreh Peleshi.

“Dëshiroj të shtoj se kjo nuk është një shaka e datës 1 prill”, përfundoi Peleshi deklaratën e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet skica e vrasësit me pagesë, plani për eleminimin që e çoi në pranga
Arrestohen në Itali vëllezërit Besmir dhe Armand Tola: I nxirrnin të fejuarat si prostituta »
Article Logic
Execution time: 0.012134075164795
array(1) { ["section"]=> string(95) "rikthehet-e-hena-pushim-peleshi-do-respektojme-kodin-e-punes-kjo-s-eshte-shaka-e-1-prillit-7514" }