Rikthehet frika e luftës bërthamore: Shtetet e fuqishme vazhdojnë me ndërtimin e bunkereve

Publikuar tek: bota, më 07:12 04-11-2017 Rikthehet frika e luftës bërthamore: Shtetet e fuqishme vazhdojnë me ndërtimin e bunkereve

Qeveria suedeze është duke shqyrtuar mundësinë e zgjerimit të rrjetit të bunkereve nukleare.

Hapi i parë është ndërmarrë pasi është kryer inspektimi i rrjetit prej 65 mijë bunkereve. Brenda tyre ka hapësirë të mjaftueshme për shtatë milionë banorë, por rreth tre milionë tjerë mbesin të pambrojtur, transmeton Telegrafi.

Në Suedi dhe vende tjera, strehimoret bërthamore gjithashtu shërbejnë të mbrojnë qytetarët edhe nga rreziqet tjera, siç janë: sulmet me armë biologjike apo luftës konvencionale. Ato shpesh ndërtohen në objekte publike, siç janë shkollat apo qendrat tregtare, ndërsa financohen e mirëmbahen nga paratë e taksapaguesve.

Por, kështu nuk ndodh në Zvicër, ku çdo shtëpi që ndërtohet, pronari i saj është i obliguar të ndërtojë edhe një strehimore në podrum, derisa koston për ndërtimin e tyre e paguajnë vetë qytetarët. Edhe pse ky ligj ishte hequr nga Parlamenti zviceran në vitin 2011, ai është rifutur në fuqi pas katastrofës bërthamore në Fukushima të Japonisë.

Kjo situate ka rikthyer frikën e Çernobilit, që në vitin 1986 kishte rrezikuar tërë Evropën nga rrezatimi. Në Gjermani – ku numri i strehave bërthamore është shumë më i vogël krahasuar me Suedinë dhe Zvicrën – kancelarja Angela Merkel ka vendosur të heq dorë nga energjia bërthamore, edhe pse për vite të tëra e kishte mbrojtur idenë e zhvillimit të energjisë së tillë.

Këto lloj  përgatitjesh dhe masa preventive mund t’ju duken të çuditshme qytetarëve të SHBA-ve, ku strehimoret bërthamore pothuajse nuk ekzistojnë, edhe pse raportet e fundit tregojnë se është rritur numri i kërkesave për ndërtimin e tyre.

Zvicra ka hequr dorë nga zgjerimi i rrjetit të strehimoreve bërthamore para më shumë se 20 viteve, por qëkur filloi programi bërthamor i Iranit e incidenti në Fokushimë, operacionet ushtarake ruse dhe testimi i raketave të Koresë së Veriut, vendet e ndryshme të botës kanë filluar sërish të mendojnë për këto strehimore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « BMW tërheq nga tregu 1 milion makina
»
Article Logic
Execution time: 0.011387825012207
array(1) { ["section"]=> string(95) "rikthehet-frika-e-luftes-berthamore-shtetet-e-fuqishme-vazhdojne-me-ndertimin-e-bunkereve-98291" }