Rikthehet fuqishëm Covid, 7 viktima në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Publikuar tek: rajon, më 13:51 01-06-2020 Rikthehet fuqishëm Covid, 7 viktima në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut Ilustruese

Gjatë 24 orëve në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 7 persona dhe janë shënuar 89 raste të reja me koronavirus.

Gjashtë persona kanë ndërruar jetë në Spitalin “8 Shtatori”, dy nga Shkupi në moshën 83 dhe 80 vjeç, dy nga Kumanova të moshës 73 dhe 66 vjeç, një pacient nga Struga në moshën 44 vjeç dhe një nga Tetova në moshën 65 vjeç. Një pacient 54 vjeç nga Tetova vdiq në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile.

Si pasojë e numrit të ri të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski ka shpallur sërish gjendjen e jashtëzakonshme.

Kujtojmë që deri më tani në Maqedoninë e Veriut 140 persona kanë humbur jetën, ndërsa 2.315 janë të infektuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094821453094482
array(1) { ["section"]=> string(84) "rikthehet-fuqishem-covid-7-viktima-ne-24-oret-e-fundit-ne-maqedonine-e-veriut-208625" }