Rikthehet karantina për shqiptarët që shkojnë në Greqi, 1 javë izolim kush kalon nga Kakavija, gjatë natës mbyllen pikat kufitare

Publikuar tek: aktualitet, më 18:58 04-08-2020 Rikthehet karantina për shqiptarët që shkojnë në Greqi, 1 javë izolim kush kalon nga Kakavija, gjatë natës mbyllen pikat kufitare Foto ilustruese

Greqia ka marrë masa të reja përsa i përket parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Ministria e Mbrojtjes Sociale dhe Trajtimit të Krizave në Greqi ka dhënë një paketë të re masash, ku përfshihen edhe udhëtarët nga Shqipëria.

Nga data 16 gusht, Greqia do të rikthejë karantinën 1 javore për të gjithë shqiptarët që do të kalojnë nga pika kufitare e Kakavijës.

Gjithashtu, kjo pikë kufitare nga pala greke do të qëndrojë e mbyllur gjatë natës, nga ora 22:00-06:00, në mënyrë që të punohet më shumë gjatë ditës.

E gjitha kjo bëhet me qëllim të të gjithë shqiptarët t'u nënshtrohen kontrolleve shëndetësore, përfshirë edhe testin e COVID-19. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010564804077148
array(1) { ["section"]=> string(134) "rikthehet-karantina-per-shqiptaret-qe-shkojne-ne-greqi-1-jave-izolim-kush-kalon-nga-kakavija-gjate-nates-mbyllen-pikat-kufitare-216087" }