Rikthehet MAKTHI I TËRMETIT, pas Kukësit, shkundet DIBRA me 4.6 ballë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:08 19-01-2020 Rikthehet MAKTHI I TËRMETIT, pas Kukësit, shkundet DIBRA me 4.6 ballë

Makthi i tërmeteve rikthehet sërish në vendin tonë.

Pas tërmetit 4.5 ballë që ra para disa minutash në Kukës, një tjetër lëkundje e fortë me magnitutë 4.6 ballë është ndier në Dibër.

Në Kukës ka rënë rreth orës 1 të mesditës dhe ka qenë me thellësi 10 kilometër. Raportohet se lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda kurse epiqendra ka qenë në Barrë të Kukësit, 18 km nga Kurbneshi dhe 15 km në veri-perëndim të Peshkopisë.

Deri tani nuk bëhet me dije nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale. Kujtojmë se tërmetet nuk kanë të ndalur në Shqipëri pas atij shkatërrues të 26 nëntorit i cili ishte 6.4 ballë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02292799949646
array(1) { ["section"]=> string(74) "rikthehet-makthi-i-termetit-pas-kukesit-shkundet-dibra-me-4-6-balle-192506" }