Rikthehet 'makthi' nga lëkundjet e tërmetit, ja ku ishte epiqendra

Publikuar tek: aktualitet, më 06:41 21-10-2019 Rikthehet 'makthi' nga lëkundjet e tërmetit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundjet e tërmetit janë rikthyer sërish në vend. Mësohet se një tërmet 3.1 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në verilindje të vendit.

Lëkundjet janë ndjerë në orën 21:15. Sipas Institutit të Gjeoshkencave epiqendra është regjistruar në Ostren, 32 km në jug të Peshkopisë dhe 24 km në veri-lindje të Librazhdit.

Thellësia e tërmetit ka qenë 8 km dhe kjo ka bërë që të ndjehet shumë, duke shkaktuar edhe panik tek qytetarët. Deri më tani nuk raportohet për dëme.

Kujtojmë se më 21 shtator një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 dhe me intensitet 7.5 ballë, i cilësuar si më i forti në 3 dekadat e fundit goditi zonën e Shqipërisë së Mesme, ku epiqendra u regjistrua në detin Adriatik.

Pasojat e tërmetit ishin të konsiderueshme, ku shumë godina u dëmtuan, ndërsa pati edhe të plagosur.

Screenshot_2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034893035888672
array(1) { ["section"]=> string(70) "rikthehet-makthi-nga-lekundjet-e-termetit-ja-ku-ishte-epiqendra-182846" }