Marsida Qatja, gruaja nga Kavaja, në banesën e së cilës u vra Dritan Haxholli nga efektivi Bledar Toçi, vazhdon të jetë në qendër të mediave.
Jeta e saj private zgjon interes për opinionin publik.
Së fundmi, duket se Marsida e ka lënë pas ngjarjen e rëndë dhe është bashkuar me të shoqin, i cili në momentin që ndodhi vrasja brenda banesës së tij, ndodhej në burg, në Gjermani.
Ajo ka publikuar një foto me të shoqin, bashkangjitur së cilës ka shkruar edhe një deklaratë dashurie.
'Është vetëm një lumturi, të duash dhe të të duan', shkruan Marsida në një postim në Instagram.
Mesa duket bashkëshorti ka lënë qelinë dhe po shijon i lumtur lirinë në krahët e Marsidës, teksa për këtë të fundit ngjarja e hidhur, ka ngelur vetëm një kujtim i keq.
MARSIDA QATJA