Rikthehet në Shqipëri Gianni De Biasi, bën deklaratën surprizë

Publikuar tek: sport, më 22:18 19-11-2018 Rikthehet në Shqipëri Gianni De Biasi, bën deklaratën surprizë

Ish trajneri i kombëtares shqiptare, i cilësuar si një nga trajnerët më të mirë i kuqezinjve, Gianni De Biasi është rikthyer në Shqipëri.

De Biasi, i cili prej 2015-ës mban pasaportën shqiptare, është rikthyer në vendin tonë për të qenë i pranishëm në një intervistë televizive me gazetarët sportivë në ABC Neës.

Por rikthimi i De Biasit përkon edhe me një kohë të errët që po kalon kombëtarja shqiptare pas rezultateve negative në Ligën e Kombeve që u përmbyllën me humbjen 0-4 me Skocinë.

I gjithë faji duket se rëndon mbi trajnerin aktual Christian Panucci, por De Biasi është treguar i rezervuar në deklaratat e tij, duke e përhapur disi fajin.

Megjithatë nuk mungojnë as zërat që kërkojnë rikthimin e De Biasit te kuqezinjtë, i cili aktualisht nuk është angazhuar në drejtimin e ndonjë ekipi. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023552894592285
array(1) { ["section"]=> string(68) "rikthehet-ne-shqiperi-gianni-de-biasi-ben-deklaraten-surprize-142125" }