Unaza e martesës e një piloti britanik që u zhduk gjatë Luftës së Dytë Botërore iu rikthye familjes së tij, 70 vjet pasi aeroplani u përplas në malet e Shqipërisë. John Thompson i Forcës ajrore mbretërore u zhduk në tetor 1994 dhe për dekada familjarët, duke përfshirë nisen nuk dinin asgjë për fatin e tij, raporton AFP.
“Sot m’u kthye vëllai” thotë 93 vjeçarja Dorothy Ëebster, ndërkohë që fliste duke qarë në një ceremoni në ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë. Ajo mbante një kuti me unazën e të vëllait, një gur nga vendi i ngjarjes dhe një pjesë të avionit të rrëzuar. “Dinim se ishte duke shërbyer në Libi apo Itali por asgjë më shumë. Një ditë na erdhi për të prezantuar bashkëshorten por shpejt iku sërish” thotë nipi i Thompson Alan Ëebster, 63 vjeç.
Ndërkohë që foto e shkrepur nga fotografi shqiptar i AFP Gent Shkullaku po bën xhiron e medias ndërkombëtare, aty ku shihet dora e motrës së pilotit që mban unazën e tij të martesës.