Maturantët garues për në universitete për vitin e ardhshëm akademik, 2016-2017 do të kenë kriter kryesor notën mesatare që do të përcaktohet nga qeveria.
Lajmi është konfirmuar nga ministrja Arsimit dhe Sporteve , Lindita Nikkolla gjatë prezantimit të ligjit për arsimin e Lartë në Komisionin e Edukimit.
Kjo sipas ministres Nikollës do të bëhet duke vendosur notë mesatare të ndryshme për programe të caktuara, bazuar në cilësinë e studentëve që duan të zgjedhin.
Ndërkohë 40 institucione të arsimit të lartë publik e privat kanë hyrë në filtrin e akreditimit.