Rikthehet pas disa vitesh, Veliaj në një vend special këtë fundjavë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:24 28-04-2017 Rikthehet pas disa vitesh, Veliaj në një vend special këtë fundjavë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të jetë këtë fundjavë në universitetin e tij në “Grand Valley State University” në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, tashmë jo si student, por si një nga tre folësit e nderit që do të mbajnë një fjalim përpara 3 mijë studentëve në ditën e tyre të diplomimit.

Kryebashkiaku Veliaj do të ndajë me ta eksperiencën e tij të suksesshme në Shqipëri, si dhe modelin e transformimit të Tiranës gjatë dy viteve në drejtimin e Bashkisë. Kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësohet si model suksesi nga universiteti “Grand Valley” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më herët, ky universitet në faqen e tij zyrtare i ka bërë një vlerësim tepër pozitiv kryebashkiakut të Tiranës.

Madje, në faqen e universitetit Grand Valley State, është publikuar edhe një përshkrim për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, duke e cilësuar atë si një histori suksesi të studentëve të dalë prej këtij universiteti.

Gjithashtu, kryetari Veliaj do te zhvillojë edhe një takim me homologen e tij, kryebashkiaken e qytetit Grand Rapids, Rosalynn Bliss. 

 

erion_Veliaj.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohen “të fortët” e Sukthit dhe Shijakut, të dyshuar për vrasjen e dyfishtë
23 firmat për Metën President, ja verdikti i Monika Kryemadhit »
Article Logic
Execution time: 0.009896993637085
array(1) { ["section"]=> string(72) "rikthehet-pas-disa-vitesh-veliaj-ne-nje-vend-special-kete-fundjave-76762" }