Rikthehet sëmundja e tmerrshme. Rrezikon të kthehet në EPIDEMI

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:28 05-03-2018 Rikthehet sëmundja e tmerrshme. Rrezikon të kthehet në EPIDEMI

Nigeria që nga muaji janar po lufton fort me një virus vdekjeprurës.

Sëmundja e quajtuar Lassa, po përhapet me shpejtësi të madhe pas rikthimit duke bërë thuajse të pamundur ndalimin e tij me anë të injeksioneve. Nigeria është përballur me Lasaa-n për herë të fundit në vitin 1969, por kësaj here ajo po vepron te trupi i njeriut në një mënyrë krej të panjohur.

Simptomat e kësaj sëmundjeje janë të ngjashme me ato të Ebolas, si gjakderdhje nga hundët dhe goja, rënie e menjëhershme nga pesha, dhimbje koke dhe ethe të vazhdueshme.

Nga fillimi i janarit e deri në muajin shkurt të 2018, janë raportuar rreth 1081 raste të dyshuara, nga të cilat 317 janë raste të konfirmuara dhe 22% e këtyre rasteve kanë rezultuar fatale për të prekurit.

Specialistët kanë dhënë alarmin se kjo sëmundje është e transmetueshme nga nëna shtatëzënë te fëmija duke shkaktuar vdekjen e të dyve.

Organizatat shëndetësore këshillojnë qytetarët të kenë shumë kujdes të ushqimet që konsumojnë dhe të evitojnë kontaktet me brejtësit, që paramendohet se është shkaktari nga ka ardhur edhe virusi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073211193084717
array(1) { ["section"]=> string(68) "rikthehet-semundja-e-tmerrshme-rrezikon-te-kthehet-ne-epidemi-112303" }