Rikthehet terrori i ISIS-it, vdesin 63 veta në një dasmë në Afganistan

Publikuar tek: bota, më 16:04 18-08-2019 Rikthehet terrori i ISIS-it, vdesin 63 veta në një dasmë në Afganistan Pamje nga vendngjarja, ku vdiqën 63 veta

Shteti Islamik mori përgjegjësinë e atentatit brutal të shtunën e kaluar, ku shpërthimi i një bombe shkaktoi 63 të vdekur dhe 180 të plagosur në një dasmë në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit.

Organizata terroriste pranoi autorësinë e sulmit vrastar nëpërmje një mesazhi të publikuar në platformën ‘’Telegram’’. Fillimisht, u dyshua se forcat talebane shkaktuan tragjedinë, por ISIS-i u përgjigj se ky akt mban firmën e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në kohën kur organizata Talebane po kryen negociata me SHBA-në për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani. 18-vjet pas rënies së tyre nga pushtetit, vendi është përfshirë në luftëra gjakderdhëse civile dhe me forcat e NATO-s. Në 2014, ISIS-i hyri në shtetin aziatik me qëllim destabilizimin e vendit dhe instalimin e një regjimi fondamentalist islamik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086889266967773
array(1) { ["section"]=> string(76) "rikthehet-terrori-i-isis-it-vdesin-63-veta-ne-nje-dasme-ne-afganistan-175699" }