Rikthehet Tom Cruise me TOP GUN, por bjondja e 1986 nuk është në film, aktorja McGillis: Ju tregoj arsyet pse nuk më morën

Publikuar tek: bota, më 15:53 31-07-2019 Rikthehet Tom Cruise me TOP GUN, por bjondja e 1986 nuk është në film, aktorja McGillis: Ju tregoj arsyet pse nuk më morën

Top Gun rikthehet, por në një version ndryshe. Filmi i suksesshëm i 1986 me interpretimin e Tom Cruise dhe bjondes Charlotte, Kelly McGillis që korri sukses për shumë dekada me radhë vjen në një tjetër version në vitin 2020 dhe trajnerin e tij e ka botuar në rrjetet sociale edhe vetë Tom Cruise.

Por aktorja 62 vjecare McGillis nuk është pjesë e filmit. Në një intervistë në ET ka shpjeguar se nuk I është kërkuar të marrë pjesë. Por thotë se nëse do ta priste do kishte qenë budallallik. “Jam vjetëruar dhe jam shëndoshur, kam një look që respekton moshën që kam dhe nuk është kjo që kërkon në jetë” thotë bjondja e filmit të 1986.

Në fakt në disa foto të McGillis, që në 2002 ka lënë Hollivudin dhe tani jeton në Carolina Del Nord, duket se është larg entuziazmit e te qënurit Charlie e Top Gun. Por për të, fiziku që ka është shumë mirë kështu. “Preferoj të ndihem e sigurt në lëkurën time dhe që të di se kush jam në moshën time, madje ti jap vlerë gjërave të tjera. Me kalimin e viteve prioritetet e mia në jetë kanë ndryshuar, kam preferuar të rris vajzat e mia dhe të jem për to prindi më I mirë I mundshëm” thotë ajo.

Pas divorcit nga bashkëshorti I dytë Fred Tillman, (me të cilin ka dy goca Sonora e Kelsey, në 2009, McGillis ka zyrtarizuar lidhjen me shoqen e saj Melanie Leis, me të cilën po ashtu është prishur.

Të braktisja botën e spektaklit nuk ishte një vendim i dhimshëm – ka treguar McGillis sepse shumë gjëra të tjera u bënë të rëndësishme. Më pelqen të recitoj dhe të bëj teater megjithatë raporti me njerëzit është kthyer më I rëndësishëm sesa popullariteti im”.

Top Gun Maveric do të dalë në kinema në verën e 2020. Përvec Crouise, në kastin epublikuar është edhe figura e Val Kilmer ndërkohë për të interpretuar interesin dashuror të Maverik është aktorja Jennifer Connelly që duket edhe në trailer.

67451175_472841016886389_7313964331652087808_n (1).jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090680122375488
array(1) { ["section"]=> string(126) "rikthehet-tom-cruise-me-top-gun-por-bjondja-e-1986-nuk-eshte-ne-film-aktorja-mcgillis-ju-tregoj-arsyet-pse-nuk-me-moren-173960" }