Riktheu Elvana Gjatën në skenë, bashkëshortja e kryeministrit zbulon arsyen

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:58 23-02-2019 Riktheu Elvana Gjatën në skenë, bashkëshortja e kryeministrit zbulon arsyen

Rikthimi i Elvana Gjatës ishte një ndër ngjarjet më të rëndësishme ditëve të fundit në showbiz-in shqiptar.

Pas ngjarjes në zonën e ish-bllokut dhe 4 muajsh shkëputje nga skena e rrjetet sociale, këngëtarja Elvana Gjata zgjodhi të rikthehet tek publiku në festën e Pavarësisë së Kosovës.

Ajo performoi në sheshin e Prishtinës në ceremoninë e 11-vjetorit. Koncerti u organizua nga bashkëshortja e kryeministrit Anita Haradinaj, e cila kishte ftuar rreth 800 persona që të ndiqnin nga afër perfromancën e saj.

‘Unë me Elvanën këtë bisedë për realizimin e një koncerti të bukur në Prishtinë e kemi diskutuar që vitin e kaluar. Duke qenë se vjet ishte 10-vjetori i Pavarësisë, erdhi dhe Rita Ora, pati dhe shumë ngjarje të mëdha, atëherë e lamë për ta bërë këtë vit’, u shpreh Anita në një intervistë për “Prive”.

Bashkëshortja e kryeministrit Ramush Haradinaj  tha se arsyeja e zgjedhjes së Elvanës, lidhej me faktin se ajo nuk kishte angazhime, si dhe ishte dakord të performonte ‘live’.

Sipas saj eventi u organizua në një kohë rekord prej rreth 10 ditësh.

Screenshot_15.png

Screenshot_14.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02616810798645
array(1) { ["section"]=> string(81) "riktheu-elvana-gjaten-ne-skene-bashkeshortja-e-kryeministrit-zbulon-arsyen-153972" }