Rikthimi i vizave, reagon ish-ministri: Këto janë 5 hapat që duhet të ndiqen menjëherë

Publikuar tek: politike, më 12:05 21-08-2017 Rikthimi i vizave, reagon ish-ministri: Këto janë 5 hapat që duhet të ndiqen menjëherë

Lajmi se Holanda kërkon rikthimin e vizave me shqiptarët vazhdon të ngjallë reagime të shumta.

 

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj sugjeron 5 hapa që duhet të ndiqen menjëherë fillimisht për të qartësuar nëse lajmi është i vërtetë. Kjo kërkesë i drejtohet ministrisë së Jashtme.

Malaj sugjeron edhe me 4 hapa të tjerë lidhur me rrezikun e kthimit të vizave me shtetin evropian.

STATUSI I PLOTË

Lajmi se qeveria hollandeze ka kerkuar rikthimin pjesor te kushtezimeve per levizjen e lire te shqiptareve po sundon debatet publike dhe politike. Nqs lajmi eshte i vertete, cdo shqetesim eshte i perligjur dhe nje bashkepunim sa me efektiv me qeverine hollandeze eshte imediat.Nqs lajmi nuk eshte i vertete, cdo angazhim publik alarmues eshte jo i drejte dhe jo produktiv. Se pari - duhet qe ky lajm te konfirmohet nga Ministria e Jashtme; Se dyti - procesi i integrimit europian eshte i gjate dhe ne kete periudhe te gjate here pas here vende te ndryshme mund te paraqesin shqetesime te ndryshme.Shpesh here ne vendet e BE gjate periudhave te tyre elektorale, tensionet kunder hapjes se kufijve dhe tregut te punes dhe sidomos agresiviteti kunder emigranteve eshte pjese e platformave elektorale sidomos ne vendet ku e djathta radikale ka gjetur akses ne parlament. Se treti - analiza serioze e ketyre kerkesave dhe bashkepunimi me keto vende dhe institucionet e BE-se per ti sqaruar, zbutur apo reduktuar keto shqetesime mbetet prioritet i perhershem i qeverise dhe parlamentit. Se katerti - Kerkesat e herepashershme qe BE kushtezon vendet kandidate apo aspirante nuk behen per te ushqyer agresivitetin partiak por per te perafruar qendrimet dhe angazhimet e perbashketa te te gjithe faktoreve politike dhe shoqerore. Se pesti - koha e paqartesive, periudhat e keqperdorimit te lajmeve jo te verteta duhet te jete sa me e shkurter, per kete kerkohet transparence per cdo kerkese, per cdo kushtezim dhe sidomos angazhim konkret per plotesimin e kerkesave si edhe per reduktimin dhe eleminimin e pengesave ne procesin e ndertimit te shtetit ligjor dhe anetaresimit ne BE.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kthimi i vizave: Vjen reagimi i ministrit të Jashtëm Bushati
Vdekja e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, Rama mesazh ngushëllimi: Le pas një kujtim të mirë tek të mëdhenj e të vegjël! »
Article Logic
Execution time: 0.011278867721558
array(1) { ["section"]=> string(90) "rikthimi-i-vizave-reagon-ish-ministri-keto-jane-5-hapat-qe-duhet-te-ndiqen-menjehere-89720" }