RILINDJA DEMOKRATIKE/ Kush ia vuri emrin organit zyrtar të PD? Mjeku i E.Hoxhës: E vuri Rexhep Qosja, ma solli me faks…Por Mujë Buçpapaj gazetar tregon ndryshe (DEBATI)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:53 06-08-2019 RILINDJA DEMOKRATIKE/ Kush ia vuri emrin organit zyrtar të PD? Mjeku i E.Hoxhës: E vuri Rexhep Qosja, ma solli me faks…Por Mujë Buçpapaj gazetar tregon ndryshe (DEBATI) Isuf Kalo - Rexhep Qosja - Mujë Buçpapaj

Emri “Rilindja Demokratike”, emri i organit zyrtar të gazetës së Partisë Demokratike, është propozuar dhe vendosur nga akademiku Kosovar Rexhep Qosja.

Këtë fakt e tregon në librin e tij “BLLOKU”, mjeku personal i Enver Hoxhës, Isuf Kalo. Jemi pikërisht në momentin kur Kalo fillon tregon për ndryshimet e pas ’90, tranzicionin e tejzgjatur, dhe pikepyetjet që ka intelektuali doctor për zhvillimet e asaj kohe, gati gati, të parashikuara se do të ndodhnin ashtu, raporton newsbomb.al.

Duke u kthyer te çështja e emrit të organit zyrtar të Partisë Demokratike, Isuf Kalo, shkruan:

“Më 5 janar 1991, PD boton numrin e parë të gazetës së saj me titullin “Rilindja Demokratike”, të cilin e propozoi Rexhep Qosja nga Prishtina, në adresën e një aparati faks, që asaj kohe e kisha unë në shtëpinë time të sjellë nga Zvicra, dhuratë nga professor Assali kur isha për specializim në Gjenevë. Zgjedhjet e para pluraliste qenë planifikuar në 10 shkurt 1991. Kjo ishte absurd pot ë mbahej parasysh fakti se partitë opozitare nuk ishin ende të organizuara. Pas rezistencës së tyre, u arrit që ato të shtyheshin për tu zhvilluar në 31 mars”, shkruan Isuf Kalo në librin e tij “Blloku”, raporton newsbomb.al.

Mujë Buçpapaj në një artikull që ka bërë për daljen e numrit të parë të “RD”, shkruan se titulli i gazetës u përzgjodh nga një togfjalësh i një shkrimi të Rexhep Qoses. Në fakt, e thënë kështu, është e ndryshme nga ajo që thotë doktor Isuf Kalo mbi emrin e gazetës kryesore opozitare në vend.

Shkruan Mujë Buçpapaj:

Në faqe të parë, gazeta kishte përshëndetjet e Ismail Kadaresë, Rexhep Qosjes dhe Dritëro Agollit. Vetë titulli i gazetës doli nga një togfjalësh që kishte përdorur Qosja në përshëndetjen e tij. Sic dihet, kokën e gazetës e punoi piktori i njohur i shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, Bujar Marikaj” shkruan Buçpapaj, raporton newsbomb.al.

Në historinë e vet 28 vjeçare, gazeta Rilindja Demokratike, organ i Partisë Demokratike, është e vetmja gazetë në vend që në numrat e saj të parë arriti të shesë edhe 125 mijë kopje.

67768753_479859779467404_3918073251372204032_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.52913498878479
array(1) { ["section"]=> string(169) "rilindja-demokratike-kush-ia-vuri-emrin-organit-zyrtar-te-pd-mjeku-i-e-hoxhes-e-vuri-rexhep-qosja-ma-solli-me-faks-por-muje-bucpapaj-gazetar-tregon-ndryshe-debati-174477" }