“Rilindjes” po i bëhet funerali në “Çadrën e Lirisë”.

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:50 08-05-2017 “Rilindjes” po i bëhet funerali në “Çadrën e Lirisë”.

Kjo është gjetja më e fundit nga organizatorët e protestës opozitare në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Muzika funebre kumboi dje në platsmasin e çadrës, teksa një tapet i kuq të shpie pranë librit të shënimeve. Përballë janë vendosur dy kurora, njëra nga “Populli” dhe tjetra nga “Njësia 5”.

Tre qirinj qëndrojnë të ndezur pëpara fotografisë bardhë e zi të kryeministrit Edi Rama me ministrat e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.28413391113281
array(1) { ["section"]=> string(54) "rilindjes-po-i-behet-funerali-ne-cadren-e-lirise-77845" }