Rimbursimi i ilaçeve, ja ku renditet Shqipëria në krahasim me vendet e Europës

Publikuar tek: ekonomi, më 16:20 10-03-2017 Rimbursimi i ilaçeve, ja ku renditet Shqipëria në krahasim me vendet e Europës

Sipas të dhënave krahasuese nga Observatori Global i Shëndetit, Shqipëria rimburson rreth 25% të shitjeve të ilaçeve nga farmacitë, dërsa  ky nivel është shumë i lartë në vende të tjera të Europës me kushte gati të njëjta zhvillimi. 

 Ish-republikat Ruse e kanë nivelet e rimbursimit 35-40% të shitjeve në farmaci.

Nivelin më të ulët të rimbursimit të ilaçeve nga shteti e ka Malta me 20%, ndërsa rimbursimet më të mëdha i kryejnë Britania e Madhe dhe Luksemburgu me mbi 85%  të shitjeve nga farmacitë.

Ndër 43 vende europiane, Shqipëria renditet e fundit për sasinë e fondeve që akordon për shëndetësinë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB).

Sipas agregateve fiskale të publikuara nga FMN për periudhën 2012-2015 shihet se shpenzimet e Shqipërisë në drejtim të shëndetit janë vetëm 2.8% e PBB-së, ndërsa mesatarja e europiane për këtë tregues ishte 6%.

Në këtë renditje Shqipëria shpenzon më pak se çdo vend i rajonit për shëndetin e popullatës së saj.

Për shkak të kësaj situate shqiptarët paguajnë kostot më të lartë për shëndetësinë në krahasim me vendet e tjera në Europë.

Sipas Bankës Botërore shqiptarët paguajnë me cash nga të ardhurat e tyre 50 % të kostove totale për kujdesin shëndetësor, një vlerë shumë e lartënë krahasim me vendet e tjera të Europës ku pagesat janë shumë të ulëta.

Psh, në Turqi pagesat cash nga xhepi për shëndetin janë 17.8% e kostove totale, në Greqi janë 34.95, në Maqedoni këto pagesa janë 36.7% në Malin e Zi janë 42.8%, në Serbi 36.6% dhe në Bosnje 27.9 %.

jtujt.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0308518409729
array(1) { ["section"]=> string(83) "rimbursimi-i-ilaceve-ja-ku-renditet-shqiperia-ne-krahasim-me-vendet-e-europes-71457" }