Rimëkëmbja e monumenteve të kulturës, Rama: Domethënëse që hartën e pasurive e bëjmë dorë për dore me BE! Milva një durrsake me pus e me carac (I kthehet opozitës për fondet)

Publikuar tek: politike, më 11:41 29-09-2020 Rimëkëmbja e monumenteve të kulturës, Rama: Domethënëse që hartën e pasurive e bëjmë dorë për dore me BE! Milva një durrsake me pus e me carac (I kthehet opozitës për fondet)

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës ku po prezantohet startimi i programit të financimit të Bashkimit Europian, për restaurimin dhe rijetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të shkuar, ka ngritur në piedestal BE, duke thënë se ka qenë stacioni i vendit tonë pas tërmetit tragjik.

Ndërkaq Rama ka falenderuar në mënyrë të veçantë edhe ministren Milva Ikonomi, për kontributin, duke e quajtur një durrsake me pus e me carac.

Akuzave të opozitës se po vjedhin lekët e dhuruara nga Bashkimi Europian, Rama i  përgjigjet duke i thënë të dëgjojë të vërtetën, pasi fondet administrohen nga vet donatorët.

Fjala e Ramës:

Sot  në mbrojten e trashëgimninë kulturiore që mbrohet në të gjithë botën ne këtu në Shqipëri do të nënshkruajmë një program jashtëzakonisht të domosdoshëm rimëkëmbje dhe rilindjen e monumenteve të kulturës dhe trashëgimninsë tonë që u goditën rëndë në natën tragjike të nëntorit të shkuar.

Është domethënëse që këtë proces rilindje për hartën  e pasurive tona ne e bëjmë dorë për dore me BE. Me Be që u gjend pranë Shqipërisë dhe popullit tonë në një moment aq kritik dhe u kthye në një stacion ku u mblodhën miq nga mbarë bota për tu solidarizuar me popullin shqiptar në konferencës e donatorëve në Bruksel prej të cilës ne morëm një mesazh shumë emocionues dhe kuptimplotë me një kontribut rekord. Kontributi rekord duhet të ndalen vetëm një moment se ka një keqkutim të madh në sytë e  atyre që sytë i kanë po nuk duan të shohin nuk duan të dëgjojnë e kuptojnë se fondet e mbledhura në Bruksel administrohen nga vet donatorët.

Duhet të ndalem në një sekondë pasi ka një keqkuptim të fortë tek një pjesë e atyre që sytë i kanë e s’duan të shohin e veshët i kanë dhe s’duan të dëgjojnë, për të kuptuar se fondet e mbledhura në Bruksel, administrohen nga vet donatorëve. Paratë e taksapaguesve evropiane, janë nën administrimin e BE. Kush e përsërit pse i vodhët paratë që ju dha bota, duhet të vënë në lëvizje mendjen dhe të dëgjoje këtë fakt. Të gjitha fondet e solidaritetit të BE, janë fonde që administrohen nga Bashkimi Europian.

Nuk janë një thes që na e dhanë ne pas konferencës dhe ne e morëm dhe e tretëm, siç ju thotë fantazia atyre qe do e kishin bërë këtë gjë, ose mund ta kenë bërë me paratë e shqiptarëve në të shkuarën. Kjo është e rëndësishme të theksohet. I kërkoj ndjesë ambasadorit të BE dhe partnerëve për këtë shpjegim.

Ambasadori nuk bën thjesht detyrën e BE por është një partner dhe mik shumë i përkushtuar i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë, Milva Ikonomin që ka pasur një rol të veçantë. Ajo është një durrsake me pus e me carac, megjithse në Durrës nuk ka carac.

Ata që mjaftohen të shohin në sipërfaqe pa menduar për domethënin e gjësë që shohin shpesh rëndom i hedhin poshtë me përqeshje si fasada si zbukurime si ndërhyrje shpenzimesh të kota të gjitha ato që ne bëjmë për të bukurën në vend.

Është injorancë e madhe që ti konsiderosh këto investime masive që ne kemi bërë përfshirë dhe këtë investim masiv të BE, si të tilla, e të mos kuptosh se këto janë ekonomi drejtpërdrejt. Ky muze përpara disa vitëesh ishte i mbyllur dhe i degraduar së brendshmi.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011556148529053
array(1) { ["section"]=> string(176) "rimekembja-e-monumenteve-te-kultures-rama-domethenese-qe-harten-e-pasurive-e-bejme-dore-per-dore-me-be-milva-nje-durrsake-me-pus-e-me-carac-i-kthehet-opozites-per-fondet-222071" }