Rinas/ Tentoi të kalonte kufirin me 23 mijë euro të fshehura në trup, procedohet 55 vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 19:36 25-06-2019 Rinas/ Tentoi të kalonte kufirin me 23 mijë euro të fshehura në trup, procedohet 55 vjeçari

Procedohet penalisht një 55 vjeçar, pasi tentoi të kalonte në kufi para në mënyrë të paligjshme.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale H.LL.

Shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi të fshehura në trup 23.250 euro të padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Rinas/ Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi

Policia Kufitare procedon penalisht një 55 vjeçar. Sekuestrohen 23.250 euro

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e masave për forcimin e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, rreth orës 16.00 është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë të shtetasit H.LL, 55 vjeç, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi të fshehura në trup 23.250 euro të padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, materialet do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029581069946289
array(1) { ["section"]=> string(96) "rinas-tentoi-te-kalonte-kufirin-me-23-mije-euro-te-fshehura-ne-trup-procedohet-55-vjecari-169735" }