Rindërtimi në Lezhë, Pjerin Ndreu: Janë shtuar personat që vijnë tani, thonë që ‘nuk e dija se ju jepni lekë se do vija që në fillim’

Publikuar tek: aktualitet, më 23:05 27-11-2020 Rindërtimi në Lezhë, Pjerin Ndreu: Janë shtuar personat që vijnë tani, thonë që ‘nuk e dija se ju jepni lekë se do vija që në fillim’ Pjerin Ndreu

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu është shprehur se procesi i rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti në Lezhë vazhdon normalisht dhe se ka pasur mbështetje të plotë nga qeveria.

AI ka folur në emisionin “Pa protokoll” dhe ka bërë edhe një paralelizëm mes përmbytjeve në Shkodër dhe tërmetit të 26 nëntorit si dhe rolin e opozitës në të dy rastet.

Ndreu u shpreh se kur ishte PS në opozitë gjatë përmbytjeve në Shkodër, ata kanë ndihmuar shumë përmes pakove të ndryshme ushqimore dhe veshjeve ndërsa opozita e sotme nuk e ka futur dorën në xhep për të dëmtuarit e tërmetit.

"Janë mbledhur dhe është lënë në vlerësimin e atyre inxhinierëve që kanë marrë pjesë vullnetarisht. Është e pavërtetë që qeveria nuk na ka mbështetur. Përqindja e ankesave është shumë e vogël. Ne kemi shkuar në shumë shtëpi ku inxhinierët e kanë vlerësuar banesën DS1 ndërsa banorët këmbëngulnin se ato ishin DS3. Ka shumë abuzues. Të gjithë vlerësimet DS1, 2 dhe 3 i ka bërë bashkia. Opozita që kur ka filluar, nuk ka harxhuar asnjë lek. Kur është përmbytur Shkodra, PS ka ndihmuar me pako ushqimore ndërsa me këtë tërmetin, opozita aktuale nuk ka ndihmuar me asgjë" - tha Ndreu.

Ndërkohë ai tha se janë shtuar shumë personat që kërkojnë ndihmë pasi u është dëmtuar nga shtëpia, madje ka edhe nga ata të cilët thonë që “nuk e dija se ju jepni lekë se do vija që në fillim”.

"Personat që vijnë tani, janë shtuar në mënyrë drastike. Shumë persona thonë që nuk e dija se ju jepni lekë se do vija që në fillim. Pse nuk më thirrët, kështu na thonë ne qytetarët. Nuk ka asnjë selektim të qytetarëve. Ky është trup i madh. Është absurditet. Janë disa persona që qëndrojnë jashtë shtetit, u është dëmtuar godina. Ata mund të futen në procesin e aplikimit. Ndërsa personat e tjerë, pas një viti nuk mund të futen në paketën e ndihmës. Bashkia e Lezhës që ka një strukturë inxhinierësh prej 11 vetësh është e mbingarkuar me punë që prej 1 viti nga tërmeti i vitit të kaluar, u shpreh kryebashkiaku i Lezhës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dha dorëheqjen para se t’i nënshtrohej Vetting-ut, gjyqtari Alaudin Malaj bën ‘prapa-kthehu’, kërkon rikthimin në ‘Drejtësi’ dhe rishqyrtimin e çështjes nga një grup tjetër gjykues
Procesi i rindërtimit pas tërmetit, Bardhi bën bilancin: Shumë premtime, pak punë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010771989822388
array(1) { ["section"]=> string(135) "rindertimi-ne-lezhe-pjerin-ndreu-jane-shtuar-personat-qe-vijne-tani-thone-qe-nuk-e-dija-se-ju-jepni-leke-se-do-vija-qe-ne-fillim-229388" }