Rindërtimi pas tërmetit, Rama: Të merret fuqi punëtore edhe nga jashtë

Publikuar tek: politike, më 08:44 06-12-2019 Rindërtimi pas tërmetit, Rama: Të merret fuqi punëtore edhe nga jashtë Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë

Kryeministri Edi Rama propozon marrjen e fuqisë punëtore nga jashtë, për procesin e rindërtimit pas tërmetit.

Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Rama tha se sipas të dhënave të tij, ka mungesë të fuqisë punëtore në ndërtim. Ndaj rekomandoi që nëse është e nevojshme të merret fuqi punëtore nga jashtë.

“Me ç’kam parë këto ditë nga të dhënat e mbledhura, kemi një problem me fuqinë punëtore në ndërtim, kështu që duhet përfituar nga lehtësimet që bëmë për marrjen e fuqisë punëtore edhe nga jashtë. Ta çojmë në parlament dhe ta mbyllim aksesin e menjëhershëm në fuqi punëtore të huaj në rast se del nevoja për fuqi punëtore, sepse duhen mijëra njerëz që do të përfshihen në punë. Në seancën e datës 19 (dhjetor) duhet të kalojë e gjithë paketa që kemi përgatitur në tetor, për aksesin e fuqisë punëtore dhe në rast se ka boshllëk, kompanitë të jenë në gjendje të marrin punëtore nga jashtë.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022982120513916
array(1) { ["section"]=> string(75) "rindertimi-pas-termetit-rama-te-merret-fuqi-punetore-edhe-nga-jashte-188573" }