Rindërtimi, Rama kërcënon bashkitë: Kamerat janë instaluar në kryeministri, te zyra ime. Këtu do jem shumë i qartë, do ndëshkoheni

Publikuar tek: politike, më 11:57 26-01-2020 Rindërtimi, Rama kërcënon bashkitë: Kamerat janë instaluar në kryeministri, te zyra ime. Këtu do jem shumë i qartë, do ndëshkoheni Edi Rama, kryeminister

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në prezantimin e platformës online për rindërtim dhe nga aty ka paralajmëruar të gjithë zyrtarët e bashkive që do të merren me procesin e aplikimit dhe regjistrimit të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, se nëse konstatohen shkelje do të ndëshkohen.

 “Këtu do jem shumë i qartë me të gjithë që do merren me këtë proces. Do ndëshkohen të gjitha rastet nëse verifikohet se në procesin e kompensimit do të futen familje që nuk e meritojnë. Ky proces është për të prekurit nga tërmeti”, ka thënë kryeministri.

Familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit do të aplikojnë online pranë njësive administrative dhe në këtë mënyrë do të mund t’u kompensohen dëmet e shkaktuara. Rama tha se zyrat e bashkive tashmë nuk mund t'u ikin përgjegjësive pasi thote se kamerat janë instaluar në kreyministri dhe do monitorohet çdo veprim.

“Zyrat e bashkive nuk kanë më si ti ikin përgjegjësive më tani. Sepse nuk është vetëm zyra dhe aplikanti por është një shtet i tërë që të shikon. Kamerat janë instaluar në kryeministri, në katin e dytë te zyra ime. Njësitë që merren me aplikime nuk kanë fare mundësi të fshihen. S'mundem më sepse gjithçka është transparente. Kjo do na garantojë edhe monitorimin”, theksoi më tej Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Çfarë po heqim me pastrimin e të dhënave. Ku dalin lloj lloj çudirash në pastrimin e hipotekave, ku po dalin lloj lloj pronarësh.

Përtej aspketit të bazës ligjore dhe aplikimit qëndron aspekti i garantimit të të gjithë paramentrave të ndërtimit. Ne duhet të garantojmë parametrat e ndërtimit. Shtëpitë e reja të jenë antisizmike.

Për të garantuar që askush të mos mbetet vetëm ne kemi ndërtuar këtë platformë transparente ku bashkitë do kenë regjistër elektronik për të gjithë familjet në nevojë.

Zyrat e bashkive nuk kanë më si ti ikin përgjegjësive . Sepse nuk është vetëm zyra dhe aplikanti por është një shtet i tërë që të shikon.

Kamerat janë instaluar në kryeministri, në katin e dytë te zyra ime. Njësitë që merren me aplikime nuk kanë fare mundësi të fshihen. S'mundem më sepse gjithçka është transparente. Kjo do na garantojë edhe monitorimin.

Këtu do jem shumë i qartë me të gjithë që do merren me këtë proces. Do ndëshkohen nëse verifikohet se në procesin e kompensimit do të futen familje që nuk e meritojnë. Ky proces është për të prekurit nga tërmeti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.051112174987793
array(1) { ["section"]=> string(132) "rindertimi-rama-kercenon-bashkite-kamerat-jane-instaluar-ne-kryeministri-te-zyra-ime-ketu-do-jem-shume-i-qarte-do-ndeshkoheni-193183" }