Rindërtimi/ zv.ministri Shkreli: Këto muaj do shihni dhënie çelësash në televizor sa do ju dhembë koka

Publikuar tek: politike, më 23:08 26-11-2020 Rindërtimi/ zv.ministri Shkreli: Këto muaj do shihni dhënie çelësash në televizor sa do ju dhembë koka Artan Shkreli

Sot kryefjala është 1-vjetori i tërmetit të 26 nëntorit 2019, ku jo vetëm qeveria që e ka për detyrë, por dhe media po bën një bilanc, nëse janë mbajtur apo jo premtimet e qeverisë.

Aktivisti Arbër Hajdaraj tha se ka pasur disa burokraci në lidhje me dokumentacionet në strukturat shtetëore, por është optimist.

Nga ana tjetër, zv.ministri Shkreli tha se deri në fund të vitit do jepen shumë çelësa për shtëpitë e familjeve të prekura nga tëmeti.

Vasili: Si është eksperienca deri tani me burokracitë?

Hajdari: Ne kemi blerë 14 apartamente deri tanui për në Tiranë dhe Durrës. Jemi në pritje për marrjen e lejes së ndërtimin për lagjen që do ndërtojmë në Vaqarr. Nuk e di procedurën që ndjek qeveria, pasi jam jashtë. Di që do të fillojmë sa më shpejt që të çojmë deri në fund premtimin. Ne kemi që në janar që jemi në gatishmëri t’i bindemi ligjeve për të marrë lejet. Në dijeninë tonë deri tani janë bërë procedurat e shpronësimeve të sheshit të Vaqarrit.

Shkreli: Arbëri ka qenë gati, por shteti jo. Ai mund t’i ketë lekët, por duhet gjetur toka, duhet bërë shpronësimi, plani urbanistik, duhet miratuar. Nuk ka nëpunës që të shkelë letrat ligjet. Procesi fillon kur plotëson dokumentacionet. Nuk evitohen dot proceduart.

Bushati: Rama tha për 1 vit dhe i bie ka gënjyer qëllimisht pasi për 1 vit u dashka vetëm leja.

Soko: Tha do i bëjmë për 1 vit do i gjejmë lekët nga dheu.

Shkreli: Nga dheu i gjeti. Këto muaj do shikoni marrje çelësash nëpër televizorë, sa do ju dhembë koka, dhe mua do më dhembë se dua të shoh dhe gjëra të tjera. Por politika dhe propaganda do bëjë punën e vetë.

Hajdari: Qeveria shqiptare duhet të nxitojë dhe t’u krijojë shumë hapësirë të gjithëve që janë gati të ndërtojnë. Të na jepet mundësia që obligimet që kishim të përfundojmë.   

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha bën deklaratën e bujshme: Rama ka dërguar njerëz te një ish-komandant i UÇK-së, i ofroi tendera ose lekë për të tërhequr fjalët e mira për mua
‘Rama ka kaluar kohë në Dhërmi me banditë dhe kriminelë’, Basha-gazetarit: I di ti shumë mirë, ai ka pasionet e tij të dokumentuara edhe nga prokuroria »
Article Logic
Execution time: 0.009753942489624
array(1) { ["section"]=> string(107) "rindertimi-zv-ministri-shkreli-keto-muaj-do-shihni-dhenie-celesash-ne-televizor-sa-do-ju-dhembe-koka-229268" }